Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka pritur në një takim homologun e tij të Bosnje-Hercegovinës, Elmedin Konakovic. Pas takimit dypalësh, ministri Hasani dhe homologu Konakovic kanë dalë në një deklaratë të përbashkët për mediat.
Gjatë fjalës së tij, ministri Koakovic, ka dhënë se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bonje-Hercegovinës janë të rëndësishme teksa ka shtuar se një nga fushat që duhet zhvilluar më tej mes vendeve është edhe ai i turizmit. Ministri ka thënë se do të ju propozojë kolegëve të tij që Tirana të jetë destinacioni i radhës për pushime.
Më tej, Konakovic ka falenderuar vendin tonë për rezolutën për Srebrenicën dhe ka shtuar se e rëndësishme është që të kemi paqe në Ballkanin Perëndimor dhe në Bashkimin Europian.
Elmedin Konakovic: Po kalojmë shumë mirë me mikpritjen tuaj dhe ndihem sikur jam në shtëpinë time dhe një nga arsyet është fakti që kam takuar përfaqësuesit e komunitetit boshnjak. Kjo tregon se sa fort jemi të lidhur së bashku dhe ju falenderoj për këtë. I kam ndjekur të gjitha ngjarjet në vend dhe kjo vizitë tregon sa të rëndësishme janë marrëdhëniet mes vendeve tona.
Shpresojmë se do i zgjidhim të gjitha çështjet, problematikat që ekzistojnë. Patjetër që do të flasim për të zhvilluar së bashku turizmin në vendet tona. Kur të kthehem në vendin tim, do të flas me kolegët dhe me personat përgjegjës për këtë fushë dhe do ju propozoj që Tirana të jetë destinacioni i radhës për turizmin.
Ju falenderoj për rezolutën për ngjarjen e Srebrenicës. Duke filluar që nga ky vit, është një përkujtimore zyrtare në Evropë. Të gjithë duhet të jenë në dijeni të atyre që kanë ndodhur në Srebrenicë. Ju falenderoj që bashkësponsorizuat eventin e Ditës Përkujtimore. Kemi shumë nevojë për paqe, për siguri. Nuk mund të flasim për çështje ekonomike nëse nuk kemi siguri e paqe. E rëndësishme që të kemi qetësi në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian.
Ne kemi procese në zhvillim e sipër dhe Komisioni Evropian ka parashtruar disa piketa, të cilat po i studiojmë, po përpiqemi që të ju përgjigjemi të gjitha propozimeve dhe kemi hartuar planet tona për të pasur një integrim sa më shpejt dhe po shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që po na jepen. Unë jam i angazhuar për zbatimin e të gjitha synimeve dhe jam i kënaqur që diksutuam për të gjitha këto. Kemi ambasadat tona në qytetet përkatëse dhe po i forcojmë marrëdhëniet mes vendeve tona.