Deputeti Pandeli Majko propozon që të ketë amnisti të përvitshme, e cila të bëhet për festën e pavarësisë.

“Për festën kombëtare të ketë çdo vit amnisti. Mendoj se amnistia e përvitshme nuk duhet lënë në subjektivitetin e politikës. Jemi të mëshirshëm ne dhe e bëjmë, nuk organizohemi ne mirë, nuk bëjmë kuorumin shtyj të shtyjmë. Mendoj se këtë vit të bëhet një amnisti dhe të shikohet dhe aministi tjetër për festat kombëtare që më pas të përcaktojë ritualin në vazhdim”.