Partia Socialiste propozoi në seancën plenare të kësaj të enjteje një ligj për faljen e gjobave për ndërtimet pa leje në zonat rurale.
Deputeti i PS-së, Erion Braçe së bashku me Toni Gogun kanë postuar një video në rrjetin social Facebook.
Teksa sqaroi propozimin e PS, Brace tha se nuk e kupton pse deputetët e opozitës bëjnë sherre. Ndërsa Gogu u shpreh se opozita kërkon faljen e të akuzuarit kryesor të korrupsionit, pa përmendur emra.
Braçe: Sinqerisht nuk e kuptoj atë çfarë po ndodh atje (në seancën plenare). Zihen, kacafyten, thonë që s’ka ligj. Nuk thonë atë që kanë sikletin më të madh, që janë kundër ligjit. Çfarë synon ligji? Të anulojmë të gjitha gjobat që janë vendosur në zonat rurale për përmiërsim të kushteve të punës. Nga janari 215-30 nëntor 2024. Ça ka që bëjnë sherre?
Gogu: Ata duan të falin të akuzuarin e madh të korrupsionit.
Braçe: Aaa, ne nuk e kemi me këtë. E kemi për fermerët, blegtorët.