Një restorant holandez beson se serat speciale të tij mund të jenë e ardhmja e shijimit të një vakti në restorant gjatë pandemisë koronavirus. “Biotoop” në ishullin Oosterdok në Amsterdam ka ngritur pesë “sera” ngrënie të ndara.
Ata kanë prezantuar struktura mjaft të bukura qelqi, të cilat ndriçohen nga drita e shandanit. Me emrin “Serres Séparées”, që do të thotë “dhoma të ndara” në frëngjisht, restoranti shpreson se serat do t’i lejojnë klientët të hanë në mënyrë të sigurt, ndërsa respektojnë rregullat e distancës sociale.
Restoranti i testoi serat për herë të parë në 27 prill, ndërkohë që ato mund të frekuentohen vetëm nga persona që jetojnë në të njëjtën shtëpi. Kamerierët ia japin pjatat klientëve nga një distancë e sigurt.





