ANGLI, 23 prill 2013 – Megjithëse deri tani janë bërë publikë mënyra nga më të veçantat për t’i propozuar njeriut të dashur, të rinjtë nuk reshtin që gjetur mënyra origjinale për t’i kërkuar partnerit të martohet me ty. Propozimi më i veçantë vjen nga Anglia, ku një 27 vjeçar vendosi t’i propozonte të dashurës së tij duke e publikuar pyetjen e tij në gazetë lokale.

Mediat britanike bëjnë të ditur se Steve English, 34 vjeç e publikoi propozimin e tij në të përditshmen "Eastern Dauly Press".

Mundimi i 34 vjeçarit duket se vlejti, pasi e fejuara e tij Hayley Groves, 27 vjeçe, tha fjalën "po-në", aq të dëshiruar.

Gjatë një pikniku me të, 34-vjeçari që punon si agjent imobilar, mori një kopje të gazetës "Eastern Dauly Press". Ai i kërkoi Groves të lexonte faqen e fundit të gazetës, teksa u ul në gjunjë duke pritur përgjigjen.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/