22 janar 2015 –  Pas propozimit për martesë, këngëtarja Argjentina Ramosaj është kujdesur që të postojë edhe falenderimet për të gjithë personat që e kanë uruar.

 "Faleminderit për urimet dhe fjalët e bukura. Dje ndjeva një emocion të papërshkrueshëm", ka shkruar ajo në një foto që e ka postuar në Instagram. 

Propozimi për martesë ka qenë mjaft special për të, e sigurisht që këngëtarja ka pranuar. Prej disa ditësh ndodhet në Islandë sëbashku me partnerin e saj, ku po kalojnë ditë të mrekullueshme. Në llogarinë Instagram, Ramosaj ka mbajtur lidhjet me njdekësit duke publikuar çdo ditë foto nga pushimet që po kryen. Relaksi, fotot dhe vendi i mrekullueshëm kanë bërë që këngëtarja të “shfrenohet” nga gjithçka duke u shfaqur mjaft joshëse krah partnerit. Fotoja e nxehtë e publikuar prej saj ka marrë komente dhe vlerësime, për të cilat Argjentina nuk ka ngurruar të falenderojë të gjithë mbështetësit. Më tej Ramosaj është shprehur se po kalon ditë shumë të bukura me dashurinë e saj dhe uron që ditë të tilla t’i kalojnë të gjithë me personin e tyre të zemrës.