2dhjetor 2015 – Serbia i kërkon aktorit të njohur të viteve ’80 Steven Segal të trajnojë ushtarët e saj në artet marciale. Segal, i njohur në Shqipëri për filmat e tij aksion, zhvilloi një takim me kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç, në Beograd. Mediat e huaja raportojnë këtë takim, bashkë me foto dhe kërkesën që Vuçiç i ka bërë aktorit të famshëm hollivudian.

Mësohet se Segal është trajtuar si mbret në vizitën e tij treditore.

Aktori njihet dhe për lidhjen e tij të veçantë me Vladimir Putin, i cili ndonëse ka prirje antiamerikane, nuk e pengon kjo për të adhuruar personazhin e famshëm të filmave aksion. Gjatë vizitës në Serbi, Steven Segal u nderua dhe për aktivitetin e tij humanitar nga një fondacion.

Kërkesa e Vuçiç ka mbetur ende pezull nga 63-vjeçari Steven Segal.

/portali DurrësLajm/