Venecia duhet të shtohet në listën e UNESCO-s të Trashëgimisë Botërore në rrezik, rekomandojnë specialistët.
Një gjë e tillë është sugjeruar për shkak të “kërcënimeve” me të cilat përballet qyteti, përfshirë anijet e lundrimit që vazhdojnë të ankorohen në qendër.
Rekomandimi ose projektvendimi u bë të hënën (22 qershor 2021), pas hartimit të raportit vjetor të ruajtjes.
Shtesa e mundshme e Venecias në listë është theksuar në axhendën e përkohshme në një seancën plenare që do të mbahet nga data 16-31 korrik.
Vendimi përfundimtar do të merret nga Komiteti i Trashëgimisë Botërore.





