Policia e Tiranës ka arrestuar 4 persona, mes të cilëve 3 femra, nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit dhe ushtrimit të këtij aktiviteti të paligjshëm në ambientet e një lokali.
Në kuadër të operacionit të koduar “Deep”, u arrestuan A.Sh, 61 vjeçe, banuese në Tiranë, pronare e lokalit, S.H, 31 vjeç, banues në Elbasan, A.H, 24 vjeçe dhe N.Z, 30 vjeçe, të cilat ushtronin aktivitetin e prostitucionit.
Ato u arrestuan pas një hetimi një mujor nga seksioni i trafiqeve te paligjshme dhe nga ku rezultoi se shtetasja A.Sh në lokalin e saj në Bërzhitë, kishte krijuar kushtet për kryerjen e prostitucionit kundrejt pagesës 3000-5000 lekë të rinj.
Dyshohet se ajo kishte rekrutuar në rolin e punonjëseve (kameriere) dy vajza të moshës 24 dhe 30 vjeçe të cilat dyshohen se kryenin prostitucion në ambientet e një godine ku ajo banon dhe ushtron aktivitetin bar – restorant, njëkohësisht.
Në kuadër të këtij hetimi u bë e mundur të kapen në flagrancë shtetasit A.H. dhe S.H. duke kryer prostitucion në ambintet në brendësi të lokalit. Po kështu në këtë lokal rezultoi të ushtronte prostitucion dhe shtetasja N.Z.”
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan:
godina bar – restorant, hotel në pronësi të shtetases B.Sh.,
4 aparate telefonike
3.953.400 lekë të rinj
2300 Paund,
3390 Euro
50 Dollarë australianë.
Pra në total janë sekuestruar rreth 47.8 milionë lekë të vjetër.





