19 qershor 2015 – Ekstradohet në Itali 48-vjeçari nga Sallmone e Shijakut. Gani Doku u arrestua në mars të këtij viti në Shijak, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “ALBA NOSTRA 2”, i cili është zhvilluar në Itali (Milano, Pavia, Macerata, Asti), si dhe në shtetet Gjermani, Belgjikë, Rumani dhe Shqipëri. Policia e Shtetit njoftoi sot se, “Interpol Roma/Itali, me datë 09.03.2015, ka bërë shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas, sepse Gjykata e Pavias ka nxjerrë urdhër arrestin ndërkombëtar për Dokun, me akuzat e “organizatës kriminale” dhe “shfrytëzim prostitucioni". Në këtë aksion u arrestuan 40 vetë, në disa shtete njëkohësisht.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”