Itali, 13 qershor 2014 – Prostituta shqiptare, Aurora Topi, u lirua sot nga akuza e plagosjes me dashje dhe tentativë zhvatjes në dëm të tre prostitutave rumune. Aurora, e lindur në Durrës në 23 nëntor 1983, rrahu në vitin 2007 tre prostituta rumune, që prostituonin afër “vendit të saj të punës”, në periferi të Rromës.
Pasi i rrahu ajo u kërkoi tre prostitutave 20 vjeçare rumune, që të paguanin një shumë të caktuar të përnatshme në mënyrë që të lejoheshin të prostituonin në të njëjtin vend me Aurorën.
Në këtë tentativë zhvatje Aurora u ndihmua edhe nga tutori i saj, një tjetër shqiptar me precedentë penalë për drogë dhe prostitucion. Tre rumunet e denoncuan Aurorën në karabinieri, e cila menjëherë e kaloi çështjen në Prokurorinë e Romës.
Gjykata e Romës nuk u bind nga faktet dhe argumentat e prokurorit dhe vendosi ta lirojë Aurorën nga akuzat për mungesë faktesh. Për Aurorën ekziston edhe një mandat kërkimi ndërkombëtar, sepse është dënuar për vjedhje nga Gjykata e Kavajës në vitin 2009.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





