SHBA, 23 mars 2013 – Prostituta 29 vjeçare Priscilla Vaughn u arrestua nga policia amerikane, pasi rrahu një klient dhe e kafshoi në mënyrë të përsëritur në organin gjenital.
Një burrë në Orlando të Floridas i telefonoi policisë i alarmuar, pasi ishte sulmuar nga gruaja ndërsa po hanin darkë së bashku.
Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, klienti u gjet i mbuluar me gjak në organin gjenital, por njëkohësisht ai kishte plagë edhe në duar, gishta dhe bark, ku ishte goditur dhe kafshuar nga prostituta.
Si rrjedhojë e plagëve të marra, klienti iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. Policia deklaroi se në kohën e sulmit Prichilla ishte nën efektin e drogës dhe alkoolit.
Prostituta, në momentin kur policia ndërhyri në shtëpi, ishte e gjakosur në gojë, por siç u vërtetua më vonë, gjaku i përkiste klientit që ajo kishte kafshuar pa mëshirë.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





