Dy shqiptarë, të dy 30-vjeçarë, janë arrestuar dje nga karabinierët e Monza-s në Itali.
Çifti, një prostitutë dhe tutori i saj, akuzohen për tentativë zhvatje, si dhe forma të ndryshme shantazhi ndaj klientëve të shqiptares, e cila kontaktohej përmes një sajt eskortash, raportojnë mediat lokale.
Gjatë raportit, që konsumohej në banesat e klientëve kundrejt çmimit 500 euro, ajo shkrepte fotografi fshehurazi klientëve, të cilat i përdorte për të shantazhuar këta të fundit, me qëllim që t’u zhvaste të tjera para.
Nëse klientët dëbonin shqiptaren para konsumimit të raportit, sepse nuk ishin të kënaqur nga paraqitja e saj, (fotot që ajo publikonte nuk korrespondonin me pamjen e saj fizike), hynte në lojë tutori me kërcënimet e tij.
Pikërisht në një nga këto situata, karabinierët ndërhynë mbrëmjen e djeshme, pasi u telefonuan nga një klient, i cili kishte refuzuar të bënte seks me vajzën.
Efektivët ndërhynë, ndërsa tutori përpiqej të hapte derën e banesës së denoncuesit.
Nga verifikimet e bëra nga karabinierët, u zbulua se në celularin e shqiptares kishte një listë prej rreth 500 klientësh, mes të cilëve edhe persona, që e kishin pësuar më herët.
Çifti ishte arrestuar edhe më herët për një episod të ngjashëm në Milano.





