Futbollistëve të Nigerisë ju është bërë një ofertë e çuditshme nga një grup vajzash të reja.

Mediat sportive kanë raportuar lajmin se Shoqata e Prostitutave të këtij vendi u ka bërë një ofertë joshëse, nëse ata fitojnë kupën e Afrikës.

Ekipi ka dalë në katër më të mirat, por duhet të kapin finale për të fituar një javë seks falas.

Lajmi ka bërë bujë dhe po komentohet nga mijëra njerëzë në mbarë botën.

Madje thuhet se prostitutat kanë udhëtuar për në Afrikën e Jugut për të mbështetur ekipin e tyre.

“Super Eagles” duhet të fitojnë edhe dy ndeshje, që i bije dhe 180 minuta lodhje dhe djersë për të fituar një javë kënaqësi.

Ata në gjysmëfinale do përballen me Malin pasi mposhtën favoritët e Bregut të Fildishtë me rezultatin 2-1.

Futbollistët shprehen optimistë për ndeshjen e radhës dhe kanë deklaruar se do të fitojnë kupën.