Itali, 30 prill 2014 – Është dhe një shqiptar mes klientëve të prostitutave minorene të arrestuar nga policia italiane në qytetin e Ternit.

Karabinierët kanë mundur të zbulojnë këtë rrjet prostitucioni minoren, falë denoncimit të bërë nga nëna e njërës prej vajzave që shisnin trupin e tyre. E shqetësuar nga mungesat e shumta në shkollë të vajzës 14 vjeçare, nëna i është drejtuar karabinierëve për ndihmë.

Këta të fundit e kanë ndjekur adoleshenten deri në shtëpinë e një klienti të saj. Aty kanë gjetur çantën e saj, ndërsa vajza ishte në makinën e shqiptarit të arrestuar.

Ata kanë dërguar vajzën në shtëpi dhe kanë nisur ta mbanin nën mbikqyrje për të zbuluar të gjithë rrjetin e prostitucionit. Falë ndjekjeve dhe përgjimeve kanë zbuluar se edhe dy mikesha të saj, pak më të mëdha sesa ajo në moshë ishin kthyer në prostituta.

Së bashku me vajzat është arrestuar edhe mamaja e njërës prej tyre, pasi sipas agjentëve të policisë ishte pikërisht ajo që e kishte shtyrë të bijën drejt prostitucionit.

Në pranga përveç shqiptarit kanë përfunduar edhe dy italianë në moshë, njëri prej të cilëve një mjek i njohur në qytet. Falë raporteve me klientët vajzat arrinin të siguronin rreth 500 euro në muaj dhe zakonisht kishin dy raporte seksuale në javë me klientët e tyre të zakonshëm.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/