Një banor i zonës së njohur si “Kthesa e Kamzës” apo “Pallati i verdhë” denoncon faktin se një prostitutë i pret klientët e saj në mes të ditës, në mes të lagjes së banuar. Ai i kërkon shtetit që të ndërhyjë që të miratojë ligjin për shtëpitë publike ose të ashpërsojë ligjin e prostitucionit.
“Kjo foto esht ber ne vendin e çuajtur pallati verdhe te kthesa e Kamzes. Shikoni si presin klientin e rradhes per ti marr. A nuk esht absurte qe te shikosh prostitutat mes te ditesh, perbadh pallatit ku un jetoj me familjen time te ushtrojn profesjonin. A nuk duhet te ndërhyj shteti dhe ti japi zgjidhje ketij problemi qe shqeteson nje pallat ose me mir nje lagje te tere. Ose te miratoj ligjin per shtepi publike ose te ashpersoj ligjin e prostitucionit”, shkruan banori për portalin Jetaoshqef.
Ai thotë më tej se më parë këto vajza përdornin një lokal, nga i cili i kanë përzënë dhe tani kanë zgjedhur këtë rrugë si pikë takimi me klientin.
“Me par nuk dilnin aty te rruga, rrinin te nje lokal qe esht posht pallatit. Nga lokali i kan perzene, ato punojne me shum me njohjet qe kane krijuar. Ne stacjon dalin per te prit klientin, nuk kan orar fikse. I marrin ne tel dhe dalin. Un jam ankuar dhe ne polici per kete situat por akoma asgje”, përfundon banori i shqetësuar.





