TIRANE, 13 shkurt 2013– Një 28 vjeçare, nënë e një fëmije të mitur, ka denoncuar në polici se është rrëmbyer me qëllim prostitucioni. Sipas saj, kanë qënë dy shtetas, ata të cilët e kanë shfrytëzuar për qëllime prositucioni në Tiranë. Dy persona nga Peshkopia, shtetasit Roland D., 28 vjeç dhe Luan F.,  41 vjeç, e kanë shfrytëzuar të renë.

"Unë jetoja me bashkëshortin dhe fëmijën tim, por dy persona më morën me forcë dhe më detyruan të prostituoj. Ata më dërgonin në disa vende në Tiranë të cilat nuk i njoh dhe më detyronin të kryeja marrëdhënie seksuale me shtetas të huaj. Këta të fundit, u jepnin para dy tutorëve",- ka thënë në polici 28 vjeçarja.

Lidhur me këtë çështje, policia tha se po hetohen në gjëndje të lirë dy persona për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa dyshohet se gruaja mund të ketë ngritur alibi, për të justifikuar largimin nga banesa.