Protestës së opozitës, e parashikuar për të nisur në orën 12.00, do t’i bashkohen më shumë se 2000 demokratë nga Durrësi.

Burime të PD-së lokale konfirmojnë për DurrësLajm se më shumë se 2000 demokratë të qytetit bregdetar kanë konfimuar pjesëmarrjen në protestën e sotme.

Në dispozicion të demokratëve durrsakë, janë vënë 20 mjete në dispozicion, autobuzë dhe furgonë, për t’u nisur drejt kryeqytetit.

Ndërkohë, të njëjtat burime konfirmojnë se qindra demokratë të tjerë nga Durrësi do të udhëtojnë drejt Tiranës me mjetet e tyre private.

DurrësLajm sjell foto nga organizimi i grupseksioneve të PD-së së Durrësit, pak minuta para nisjes së demokratëve me autobuzë drejt kryeqytetit, për të marrë pjesë në protestën e opozitës së bashkuar.

K.H.