Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka folur për masat e marra nga policia për protestën e opozitës. Ministri iu përgjigj interesit të gazetarëve për disa çështje që lidhen me masat e marra nga policia.

Opozita ju akuzon se të gjitha deklaratat tuaja para protestës janë politike?

Lleshaj: Nuk ka asnjë deklaratë politike, të gjitha deklaratat e dhëna para protestës, gjatë ose pas saj janë deklarata që i shërbejnë sigurisë dhe mbarëvajtjes së protestës.

Deklarata e policisë thotë se elementë të tretë do të marrin pjesë në protestë. Kush janë këta elementë të tretë?

Lleshaj: Elementë të drejtë janë elementë të tretë .

Shumë drejtues policia janë në kërkim prej kohësh, pse nuk arrestohen?

Lleshaj: Nuk ka shumë drejtues në kërkim prej kohësh, ka disa oficerë policie që janë në kërkim.

Do të kemi masa drastike sic ishte mbyllja e valëve telefonike?

Lleshaj: Nuk di të ketë masa drastike të tilla dhe nuk është masë drastike mbyllja e valëve telefonike për kur bëhet në shërbim të mbarëvajtjes së sigurisë.