Ambasada Amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të saj të jenë të kujdesshëm gjatë kohës që do të mbahet protesta e paralajmëruar nga Partia Demokratike sot në orën 19:00.

Përmes një njoftimi, Ambasada i këshillon ata të shmangin turmat e mëdha dhe të monitorojnë mediat për përditësimet e fundit.

Ditën e enjte, datë 07.07.2022, në orën 19:00, është planifikuar të zhvillohet një protestë përpara Kryeministrisë në Bulevardin Deshmoret e Kombit. Këto protesta kanë potencialin të përhapen në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit.Veprimet që duhen ndërmarrë: Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime.Mbani një profil të ulët”, njofton Ambasada.