Pas takimit me aleatët, kreu i opozitës Lulzim Basha në një deklaratë me gazetarët, ftoi dhe njëherë të gjithë qytetarët të marrin pjesë dhe të jenë të bashkuar. Basha tha se nuk do të ketë aspak dhunë dhe luftë dhe se në protestë ai do të jetë së bashku me familjen e tij.
“Unë do të jem më familjen time, nuk do të ketë luftë. Shumica e shqiptarëve të ndershëm nuk i pranojnë dot banditët, ata e kanë vendin në burg. Ndaj ejani të gjithë, mos rrini në shtëpi duke mallkuar, gojë kyçur”.
Gjithashtu kryeopozitari tha se në protestë do të ketë një rekord pjesëmarrësish.
“Pjesëmarrje rekord në protestë, pasi sot ka një marrëdhënie të re dhe të ndryshme nga 6 muaj më parë. Shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk kanë asnjë dyshim se ky pushtet është i kapur nga banditët dhe kjo është arsyeja e gjithë halleve të shqiptarëve. Kjo është arsyeja se pse nesër në sheshin e protestës dot mblidhen mijëra qytetarë për tu bashkuar në protestë”, shtoi Basha, duke theksuar se protesta do të jetë paqësore dhe madhështore.





