Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar nga opozita që do të zhvillohet ditën e nesërme, 11 Shkurt.
Në një status në rrjetet sociale Blushi shkruan se 11 shkurti është dita kur populli duhet të thotë fjalën e tij.
“11 shkurti është dita që populli të thotë fjalën e tij!
Është dita e bashkimit të shqiptarëve kundër së keqes, hajnisë, krimit, mjerimit dhe shpopullimit!
Ndryshimi i Madh po afron!”, shkruan Blushi bashkangjitur videos.