Presidenti Ilir Meta është pyetur për videon e bujshme të “700 mijë eurove” dhe për vrasjen e 4 protestuesve më 21 janar të vitit 2011.

Gjatë intervistës për emisionin “Now”, Meta hodhi akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës dhe Edi Ramës për të cilët tha se janë përgjegjësit kryesorë për viktimat në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë fjalës Meta tha se pasuria e tij nuk ka asnjë qindarkë të pajustifikuar pasi shpenzimet për shkollimin e fëmijëve të tij jashtë vendit janë siguruar nga ndërtimi i një pallati në Tiranë që është dhënë me lejen e Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

Video e montuar thoni ju, por ne protesten e 21 janarit u vrarë 4 protestues – Ata qyetarë i ka vrarë Edi Rama bashkë me Lulzim Bashën. Unë kam qenë në një emisionin tek Fevziu një natë para se të jepja dorëheqjen sepse situata mund të degradonte. Këta kishin montuar videon.

Në mëngjes më bie zilja tek shtëpia në Bllok dhe vjen një nga ata miq të mi dhe më thotë: Vlerësoje më mirë këtë situatë sepse po planifikohen të bëhen vrasje, miqtë e mi përtej Oqeanit më thanë do të ketë vrasje. Ti nuk do të jesh në zyrë më thanë sipas të dhënave.

Unë shkoj tek doktori: I thashë duhet marrë situata më seriozisht, do të jap dorëheqjen sa më parë edhe do ti kërkojmë prokurorisë të kërkojnë dorëheqjen sepse ata kanë planifikuar të vrasin njerëz. Unë i kam cuar Bashës dhe SHISH ai më thoshte kemi marrë masat. Ministri i Brendshëm merr mesat kontrollon , atyre u interesonte të ndodhte ajo që ndodhi. U kam thënë edhe kokpalarë atyre sepse ashtu ishin, ishin droguar dhe paguar

Të isha unë ministër i Brendshëm dhe të ndodhë kjo gjë? Po nuk ndodh. Të marr paralajmërim dhe të më zërë gjumi? Jo, nuk ndodh kjo gjë”, tha Meta.