Kryeministri Edi Rama e ka trajtuar protestën e 21 janarit si një tubim paqësor, e cila degradoi vetëm në disa momente në djegie makinash.

Në një videomesazh në rrjetin e tij social, Rama u shpreh se protestuesit nuk e sulmuan në asnjë kohë Kryeministrinë, ku në atë kohë ishte Berisha.

Sipas Ramës, të kundërtën bëri Partia Demokratike kur dolën në opozitë, duke ushtruar dhunë ndaj kryeministrisë.

“11 vjet më parë u vranë 4 protestues paqësor, krejtësisht të parrezikshëm. Në kohën kur protesta po shpëndahashin, shumë larg kryeministrisë. Ajo priotestë degradoi në djegie larg institucionit të rëndësisë së veçantë. Besoj se dikujt mund t’i kujtohej se ajo ishte rrethuar me garth. I ngjante atyre vilave të pasanikëve. Asnjë protestues nuk e kapërceu atë gardh. Asnjë flakadanë, dhe asnjë zjarr nuk u hodh përtej atij gardhi. Asgjë nga ato që më pas ndodhën shumë rëndomtë në atë godinë ku palët politike ndërruan vendet. Dhe kur pala që mbrohet nga dyert e blinduara të SHQUP-it mbrohet sot nga pala që sulmon me qifqi dhe me shkallë dhe pala sulmuese ndaj dyerve ishin bashkë. Agresionet e panumërta ndaj kryeministrisë” – tha Rama.