Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbërritur mesditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.
Meta ka shkuar në PD i vetëm, një ditë para seancës maratonë të Kuvendit për mocionin me debat për McGonigal dhe protestës kombëtare që do të mbajë bashkë me Sali Berishën më 3 mars.