Opozita do të zbresë në shesh me qytetarët për të protestuar më 6 dhjetor, ditën kur Tirana do të mikpresë liderët e vendeve të unionit për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Lidhur me këtë ka reaguar sërish ashpër kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i cili është shprehur se protesta është “për hallin e Sali Berishës dhe jo qytetarëve”. Gjatë fjalës së tij, Balla ka thënë se Protesta e 6 Dhjetorit nga opozita “është një protesë për të protestuar kundër hapave të tjera të shpalljes non grata të Berishës”.

Balla ka thënë se tradita e shqiptarit nuk është ta presë mikun me protesta, por ta presë siç duhet me mikëpritjen që i karakterizon shqiptarët.

Taulant Balla: Rishpreh dhe njëherë, besoj se flas në emër të çdo qytetari shqiptar që e njeh mirë traditën e shqiptarit, thirrjet për të zhvilluar mitingje në një ditë feste dasme, në një ditë dasme, sikur është samiti i Ballanit Perëndimor me Bashkimin Europian, bien ndesh me traditat më të mira të shqiptarëve me ato zakonore. Unë besoj se çdo qytetar shqiptar e kupton që halli i Saliut është aq i madh saqë e kupton se në ditë feste për një samit që nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri, thirret një miting kundër BE, kundër samitit dhe ka 364 ditë të tjera të lira ku mund ta bëjë këtë.

Në një ditë si 6 Dhjetori, në raste të tilla ka një nivel të rritur të sigurisë për shkaqe që lidhen me sigurinë e atyre që vijnë dhe natyrshëm që lidhen me atë që po mundohem të jua them. Shqiptari nuk e ka për zakon që ta presë mikun me protesta, por ta presë siç duhet, siç është pritur George Bush në 2007, siç janë pritur të gjithë miqtë e Shqipërisë dhe unë mendoj që ne na karakterizon mikëpritja si një element thelbësor dhe ka plot ditë të tjera. Ju e dini që kjo është një turp që i takon vetëm një personi. Sali Berisha për hallin e tij, kjo është një protesë për të penguar vendimarrjen e BE për të shpallur non grata Berishën pas shpalljes non grata nga SHBA, Britanisë së Madhe, pas fillimit të procedurave për të ndjekur të njëjtin qëndrim nga BE.  Protesta është për hallin e Berishës.

Protesa e 6 Dhjetorit është një protesë për të protestuar kundër hapave të tjera të shpalljes non grata të Berishës.  As unë dhe as kolegët e mi nuk do të heshtim të themi fakte.

Çdo qytetar shqiptar duhet të kuptojë që ajo nuk është protestë, është miting. Protesta është kur çohet populli, kur mblidhen aletarët e kongresit, ajo është miting. Mendoj se kjo parti ka probleme të mëdha.  Ne si shqiptartë nuk mund të pranojmë, kjo ëhstë një protestë për hallin e tij, jo të shqiptarëve.  Protestat e Sali Berishës nuk janë protesta popullore.  Kur të ketë një protestë nga populli do të jenë një qasje tjetër. Sot ajo që thirret është një protestë nga Berisha dhe Meta, aleanca e rublaxhinjve që kanë hallin e tyre personal. Miting elektoral ditën e samitit të BE nuk ka ndodhur në asnjë rrethanë. Thirrja e një mitingu në 6 Dhjetor është për hallin e Berishës.