Protesta e 7 korrikut bashkon Partinë Demokratike ose të paktën kështu duket nga emrat përbërës të grupeve të punës që janë ngritur nëpër qarqe.

Sot Partia Demokratike ka publikuar emrat e kryetarëve të grupeve të punës dhe anëtarët për organizimin e protestës së 7 korrikut të thirrur nga opozita.

Zëdhënësja e PD Floriana Garo deklaroi se kryesia e Partisë Demokratike ka hartuar dje platformën organizative për protestën e 7 korrikut.

Përbërja e grupit të punës në Durrës është e larmishme, nga mbështetësit e Berishës, tek deputetët që deri më tani kanë qenë të rreshtuar krah Lulzim Bashës, si Ferdinand Xhaferri, Andia Ulliri apo Merita Bakiu.

Nënkryetari i PD dhe njëkohësisht deputeti Oerd Bylykbashi është kryetar i grupit të punës.

Anëtarët e grupit në qarkun Durrës:

Fatbardha Kadiu

Jola Hysaj

Floriana Garo

Ferdinand Xhaferaj

Andia Ulliri

Merita Bakiu

Ardian Muka

Arian Dedej

Denion shëngjergji

Dritan Burgija

Florin Hoxha

Osman Stafa

Andi Dollapi

Aulon Kalaja

Bujar Vukaj

Bledi Kasmi