Lulzim Basha ka njoftuar se në orën 18:30 do të mbledhë kryesinë e Partisë Demokratike.
Lajmi është bërë i ditur nga sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi. Sipas tij, mbledhja do të nisë në orën 18:30.
Tema e diskutimit do të jetë dhuna e ushtruar në protestën e 8 janarit në selinë blu.
Njoftimi i plotë:
“Te nderuar anëtarë të Kryesisë,
Sot në orën 18:30, me kërkesë të Kryetarit të Partisë, do të mblidhet Kryesia e Partisë, me rend dite “Diskutim mbi situatën e krijuar pas dhunës së paprecedent ndaj të gjithe anëtarëve të organeve të Partisë dhe selisë së PD gjatë protestës së 8 Janarit”.
Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi





