Në Gjykatën e Tiranës ka nisur seanca për 11 personat e arrestuar në selinë e PD pas protestës së 8 janarit.

Ndërkohë që në Gjykatë ka shkuar dhe deputeti dhe sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi me përfaqësues të tjerë të PD.

Gjatë kohës që po hynte në seancë, Bardhi është përfshirë në një debat me efektivin e policisë në hyrje të godinës, i cili ka kërkuar të prezantohen dhe më pas t’i nënshtrohen kontrollit.

Sekretari i Përgjithshëm i PD ka akuzuar efektivin e policisë për provokim.

DEBATI:

Oficeri i policisë: Të lutem prisni një moment se do shohim se kush do të hyjë i pari nga ju.

Bardhi: Mos më provoko se më provokove deri tani, nuk t’u përgjigja.

Oficeri: Po nuk ju provokova zoti deputet, i nderuar do të pyes eprorin tim tani. Nuk kam as përse të të provokoj se as emrin nuk ta di.

Bardhi: Më pyet nëse nuk e di, nëse nuk e di emrin tim.