TIRANE, 7 prill 2013– Qindra aktivistë të Aleancës Kuq e Zi me parulla kundra qeverisë ‘Berisha’, i janë drejtuar sheshit ‘Skëndërbej” mesditën e sotme, në protestën kundra qeverisë. 

Kuq e zinjtë me flamur dhe parulla i janë drejtuar Kryeministrisë, ndërkohë që kryeministri i vendit Sali Berisha nuk ndodhej në zyrë pasi sot u nis për në Azerbajxhan, ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, me temë “Dialogu strategjik mbi të ardhmen e Kaukazit Jugor dhe Azisë Qendrore”, që zhvillohet më 7-8 prill në kryeqytetin azer, Baku. 

Kreu i Aleancës Kuq e Zi, i cili mori fjalën para protestuesve deklaroi para turmës se Kryeministri Sali Berisha sot është arratisur duke mos preferuar të qëndrojë në godinë. Spahiu tha se nëse Sali Berisha do të guxojë të kthehet pas kësaj arratisjeje atëherë Aleanca Kuqezi do të bëjë sërish miting proteste me 1 milion shqiptarë për ta larguar Berishën. “Ne i kemi premtuar shqiptarëve bashkimin kombëtar me referendum dhe do ta mbajmë premtimin tonë”, u shpreh Spahiu. 

Nën thirrjet “policia është me ne” turma ka mbështetur Spahiun, i cili deklaroi se forcat e sigurisë nuk kishin se nga kush të mbroheshin pasi në shesh ka vetëm kuqezinj të cilët kërkojnë ti japin fund regjimit të Sali Berishës. 

"Shqipëria mbi të gjitha është slogani ynë. Aleanca Kuq e Zi vjen si e vetmja alternativë opozitare, e cila përgjatë dy viteve nuk ka reshtur së denoncuari dhe demaskuari çdo aferë korruptive, kriminale dhe antishqiptare të kësaj klase politike krejtësisht antikombëtare", tha Spahiu. 

Spahiu iu referua edhe viktimave të 21 janarit, të cilët humbën jetën pikërisht në të njëjtin vend proteste. “Ne sot, përulemi përpara sakrificës së tyre dhe familjeve që lanë pas”, u shpreh Spahiu. 

Gjate fjalës së tij kreu i AK, paralajmeroi një tjetër proteste më 1 Maj për largimin e qeverisë 'Berisha'.

AK PROTESTË KUNDËR QEVERISË, AKTIVISTËT I DREJTOHEN KRYEMINISTRISË

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi për Tiranën, Rezar Balla, u bëri dje, thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e sotme, për largimin e kryeministrit. Protesta do të zhvillohet sot, në orën 11:00, në sheshin “Skënderbej”. “Liria dhe demokracia për të vendosur fatet e gjithsecilit prej nesh lyp nevojën për mobilizimin dhe bashkimin e fuqisë së zërit dhe mendjes”, – tha dje, Balla. 

Ai u shpreh se, “demokracia, liritë, të drejtat dhe e ardhmja tashmë janë përqendruar në duart e pista të shtetasit Berisha dhe një 
grushti njerëzish që kombin dhe atdheun e vendosin në plan të dytë, pasi në plan të parë kanë vendosur interesat e ngushta dhe meskine të gjithsecilit prej tyre”. Sipas tij, “Aleanca Kuq e Zi vjen si e vetmja alternativë opozitare, e cila përgjatë dy viteve nuk ka reshtur së denoncuari dhe demaskuari çdo aferë korruptive, kriminale dhe antishqiptare të kësaj klase politike krejtësisht antikombëtare”.

POLICIA TENTON TE NDALOJE AKTIVISTET

Policia Shtetit tenton të ndalojë disa nga autobusat e aktivistëve që janë nisur drejt Tiranës mbrëmjen e djeshme. Në rast provokimesh të tjera këshillohen aktivistet të jenë në rresht të grupuar, të fotografojnë dhe filmojnë cdo incident dhe ti përgjigjen pengesave me bllokim të akseve kryesore. Ska Berishian që mund ta ndal ortekun kuqezi drejt Tiranës”, thekson AK në jnë postim në rrjetin social ‘Facebook”.