Bashkia e Durrësit ka reaguar lidhur me protestën e banorëve të një pallati në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.
Në një reagim për mediat, bashkia bën me dije se është ky pallat është dërguar për ekspertizë të thelluar pranë Institutit të Ndërtimit por gjithsesi qytetarët duhet të aplikojnë online për programin e rindërtimit brenda 29 shkurtit.
“Në lidhje me protestën e qytetarëve të pallatit në lagjen 5, ky pallat është dërguar për ekspertizë të thelluar në Institutin e Ndërtimit por gjithsesi qytetarët duhet të aplikojnë për të përfituar nga programi i rindërtimit për të mos humbur këtë mundësi duke qenë se afati i aplikimit përfundon më 29 shkurt. Procesi i ekspertizës së thelluar është ai që vendos çfarë do të bëhet me godinën.”, thuhet në njoftimin e bashkisë.





