Policia e Vlorës ka shoqëruar me forcë administratoren e një lokali në Lungomare në Vlorë, e cila nuk ka repektuar orën policore në biznesin që administron.

Siç shihet dhe nga pamjet e mëposhtme dhjetra policë shoqërojnë me forcë gruan, e cila dëgjohet edhe të ulërasë.

E gjitha nisi nga protesta e ndërmarrë nga operatorët turistikë përgjatë zonës së Lungomares në Vlorë.

Këta të fundit, pas orës 22:00, që përkon dhe me orarin për ndalimin e muzikës, vendosën në sfond, kolonën zanore të Himnit Kombëtar.