Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pamjeve të rënda të shkatërrimit të sporteleve të pagesës në Rrugën e Kombit.

“Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!”, tha kryeminsitri Edi Rama në një reagim në “Facebook”.

Rama fb

Qindra qytetarë nga Kukësi, biznese por edhe kosovarë kanë nisur sot një protestë kundër taksës së rrugës, por protesta ka degjeneruar në dhunë. Sipas protestuesve, ata janë provokuar nga policia dhe më pas kanë dëmtuar me gurë, sende të forta dhe i kanë vënë zjarrin sporteleve të pagesës.