Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për protestën e Diasporës e cila pritet të mbahet në orën 17:00 para kryeministrisë.
Berisha shkruan në Facebook, se për herë të parë në histori, diaspora shqiptare do të protestojë kundër lidhjeve të pushtetit me krimin, drogën dhe korrupsionin.
POSTIMI I BERISHËS
Diaspora shqiptare sot ne ora 17:00, ne nje proteste historike para Kryeministrise, kunder kakistokracise!
Miq, per here te pare ne histori diaspora shqiptare proteston sot kunder lidhjeve te pushtetit me krimin, drogen, korrupsionin, pra rregjimit te kakistokracise te kreut te meduzes Edvin Kristaq Rama.
Ju bej thirrje shqiptareve te bashkohen me protesten historike te vellezerve tane qe kane ardhur nga mijra km larg ne mbeshtetje vendit dhe kombit te tyre! sb





