Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj 24 personave që morën pjesë në protestën e djeshme në Durrës.

Mosha e pjesës më madhe të të proceduarve është kryesisht e re.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj tyre rëndojnë 4 vepra penale: “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj udhrit të punonjësve të policisë”.

NJOFTIMI I POLICISË

Penguan qarkullimin e automjeteve të transportit, prishën rendin dhe qetësinë publike dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë, gjatë protestës së ditës së djeshme, procedohen penalisht 24 shtetas.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 11 mars 2022, bazuar në provat e grumbulluara, proceduan penalisht për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj udhrit të punonjësve të policisë”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:

  • A. B., 32 vjeç, E. Sh., 33 vjeç, Sh. M., 26 vjeç, F. A., 35 vjeç, L. H., 26 vjeç, B. A., 30 vjeç, S. S., 20 vjeç, O. Sh.,26 vjeç, K. L., 22 vjeç, A. L., 25 vjeç, F. B., 36 vjeç, B. T., 35 vjeç, E. B., 31 vjeç, E. B., 22 vjeç, F. H., 32 vjeç, E. M., 18 vjeç, M. B., 39 vjeç, A. Xh., 39 vjeç, D. H., 33 vjeç, G. L., 18 vjeç, E. V., 33 vjeç, P. D., 49 vjeç, E. M., 22 vjeç, A. N., 35 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 11 mars 2022.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.