Policia Kufitare e Kakavijës njofton se, sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, ditën e sotme aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar nga ora 18:00 deri në 21:00, për shkak të një proteste nga fermerët.
Policia thotë se do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron që udhëtimet me automjet të planifikohen në orare të tjera të ditës.





