Ka nisur gjatë protesta e fermerëve nga Lushnja, Fieri, Berati, Vlora dhe Kavaja.
Rreth 30 traktorë kanë parakaluar në mënyrë simbolike me mjetet bujqësore në hyrje të autostradës Lushnje-Fier.
Blegtorët protestojnë për uljen e çmimit të qumështit nga fabrikat grumbulluese. Ata pretendojnë se që prej datës 1 prill qumështi është ulur me 100 lekë të vjetra për litër. Ulja e çmimit është bërë nga fabrikat e qumështit.
Në shenjë protestë, fermërët kanë derdhur 30 ton qumësht të grumbulluar nga mosshitja e një jave.