15 maj 2015 – Anëtarët e komunitetit LGBT në Shqipëri, (gej, lezbikë, transgjinor, etj.) protestuan sot për të drejtat e tyre. Të paktë në numër ata shpalosën flamurin me ngjyra që i përfaqëson dhe kërkuan nga qeveria që të mbrojë të drejtat e tyre. “Derisa do të presim? Po rrimë fshehur se diskriminohemi”, deklaruan ata. Protesta erdhi ditën ndërkombëtare të Familjes. Ndëkohë, në një takim mes përfaqësuesve fetarë në Shkodër, u kërkua që shteti të mos aprovojë martesat brenda të njëjtës gjini, pasi kjo bie në kundërshtim me rregullat e natyrës.

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”