Pas vendimit të djeshëm të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, i cili u bë i ditur nga Ministrja Evis Kushi, sot Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar në faqen e saj zyrtare këtë vendim për uljen e kufirit minimal të pikëve për çdo notë për testin e Matematikës në Maturën Shtetërore.

Në vendimin e publikuar nga QSHA bëhet me dije se do të ketë një ulje të kufirit minimal të pikëve për çdo notë.

Ku vendim erdhi pas ngritjes së një grupi pune me mësues me përvojë në fushën e matematikës, maturantë dhe ekspertë, të cilët analizuan në detaje këtë provim dhe shkallën e vështirësisë.

Po ashtu bëhet me dije se po përgatitet një analizë e thellë me të gjitha problematikat që janë gjetur nga analiza që i është bërë testit, por dhe procesit të zhvillimit të të gjithë provimeve.