Akademiku i njohur Apollon Baçe ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën e të shtunës duke qenë prezent në bulevard. 

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, Baçe tha se në këtë situatë që është vendi, çdokush duhet të shkojë në protestë dhe sipas tij edhe vetë ai do jetë atje, duke artikuluar edhe arsyet e pjesmarrjes. 

"Jemi në kufijtë që e kemi humbur edukatën e  protestës  dhe kjo është e papranueshme. Personalisht kam vendosur që do të jem në orën 12.00, në bulevard si pjesmarrës në protestë dhe besoj se çdokush që e ndjen dhe kupton nga kjo situatë që ndodhet vendi duhet të bëjë kështu. Unë do shkoj atje për të protestuar ndaj kryeministri Rama por edhe ndaj kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Protestën duhet ta bëjë populli dhe jo partia dhe unë do marr pjes në protestë ndaj politikës."

Një nga argumentet që akademiku dha, ishte ikja masive e qytetarëve, çka do të përbënte çelsin e suksesit të kësaj proteste. 

"Dakord, qytetarët janë të pakënaqur ndaj Ramës dhe qeverisë së tij, por qyetarërt janë të pakënëqur edhe ndaj kryetarit të opozitës Bashë dhe për këtë arsye largohen nga vendi. Nëse Basha do të ishte shpresë për ata qytetarët nuk do iknin nga vendi. Ata ikin se nuk kanë asnjë shpresë. Nëse do jetë një protestë qytetare do të quhet e suksesshme, nëse jo ajo do jetë e pasuksesshme."