Teksa na ndajnë dy orë para nisjes së protestës së thirrur nga opozita, duket se janë shtuar masat e sigurisë në perimetrin e parlamentit.
Një autobot me ujë ka hyrë pak momente më parë në oborrin e parlamentit.
Sakaq, rreth 1100 efektivë policie do të jenë në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës, ndërsa i gjithë perimetri i godinës së parlamentit do të jetë i rrethuar me uniforma blu.
Në vijën e parë do të qëndrojnë forcat e rendit dhe të njësisë “Shqiponja”, ndërsa ato të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA do të jenë të dislokuara në pjesën e anësore të parlamentit.
Forca të shumta të policisë si dhe efektivë të Gardës do të jenë të dislokuara edhe në pjesën anësore nga krahu i “Pedonales” nga pritet të bëhet edhe hyrja e deputetëve