Përveç kryetares së LSI-së Minika Kryemadhi dhe kreut të grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili,  kreu i PD, Lulzim Basha është takuar edhe me nënkryetarët e partisë, Edi Paloka, Edmond Spaho, sekretarin e përgjithshëm Arben Ristani si dhe sekretarin organizativ Enno Bozdo.

Në takim është vendosur që nesër në orën 10:00 të paradites, Basha të zhvillojë një takim tjetër me aleatët parlamentarë për të përcaktuar datën e protestës së opozitës.

Në takimin që do të zhvillohet nesër, Basha ka thirrur edhe kreun e PAA, Agron Duka.