Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbërriti në selinë e Partisë Demokratike në orën 18:00 kur edhe u njoftua zyrtarisht nisja e protestës.
Ai është pritur me brohoritje dhe duartrokitje nga mbështetësit e mbledhur përpara godinës.
Protesta e opozitës pritet të zhvillohet në bulevardin kryesor “Dëshmorët e Kombit” përpara Kryeministrisë.
Ndryshe nga herët e tjera, në këtë protestë nuk do të ketë fjalime. Ende nuk dihen skenarët, por organizues të protestës kanë deklaruar se protestën do të kenë në dorë qytetarët.
Policia ka marrë masa me 1500 efektive shtesë, për mbarëvajtjen e tubimit opozitar kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama.





