Disa orë para protestës së opozitës, që pritet të mbahet në orën 11.00 para Kryeministrisë në Tiranë, deputetët e Durrësit kanë organizuar takime me qytetarët në lagje të ndryshme.
Duke ndjekur shembullin e liderit të tyre Basha, që pasditen e së premtes takoi qytetarët dhe shpërndau fletëpalosje duke u bërë apel tiranasve t’i bashkohen protestës, deputetët Bylykbashi dhe Kadiu zhivilluan takime të rastësishme me grupmosha të ndryshme.
Prej ditësh, deputetët e Durrësit dhe kreu lokal i degës Ferdinand Xhafaraj i kanë bërë thirrje banorëve të qytetit bregdetar t’i bashkohen protestës së të shtunës.
“Neser, ne ora 11.00 durrsaket do te protestojne kunder bandes qe i qeveris”,shkruante pak orë më parë në një status në Facebook deputeti Bylykbashi.





