Me mijëra demokratë morën pjesë sot në protestën e opozitës të mbajtur para Kuvendit, ndërsa deputetët e maxhorancës dhe 4 deputetët e rinj nga listat e LSI zhvillonin seancën plenare.
Ashtu si edhe në protestat e kaluara, nuk kishin si të mungonin disa nga figurat më të njohura të PD-së së Durrësit.
DurrësLajm ka siguruar fotot ku shfaqen bashkë me demokratë durrsakë, ish-deputeti Oerd Bylykbashi, kreu i degës Ferdinand Xhaferraj, nënkryetari Neritan Golja, urbanisti Ardian Muka etj.
Opozita ka thirrur një protestë mbarë popullore më 16 mars.





