Policia e Tiranës ka bërë me dije masat që do të merren nesër, gjatë zhvillimit të protestës së lajmëruar nga opozita.
Duke filluar që sot më datë 16.12.2015, në orën 00:00 e deri në përfundim të protestës, nuk do të lejohet parkimi në rrugët e mëposhtme:
1. Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi te sheshi “Sulejman Pasha)
2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” duke përfshirë sheshin “Skënderbej”
3. Rruga “Abdi Toptani” ( Drejtoria e Burgjeve)
4. Rrugica pranë Infosoft tek ish-PD.
Gjatë protestës pritet të bllokohen gjithashtu rruga “Xhorxh Bush”, rruga “Abdi Toptani” dhe Sheshi Skënderbej.
“Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore. Autobusët nuk do lejohen në brendësi të qytetit. Kufiri do të jetë pallati i sportit “Asllan Rusi”, shkolla “Vasil Shanto”, rrethrrotullimi pranë fakultetit Ekonomik. I sugjerojmë qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë. Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse”, njofton policia.





