Në Fier, protestuesit e opozitës janë konfrontuar me policinë, duke u shtyrë.
Të gjithë protestuesit janë përpjekur të përparojnë drejt urës së Mbrostarit, por në përplasje me policinë e shtetit, ata nuk u rikthyen dot në vendin ku ishin pozicionuar fillimisht.
Ndërkohë, kryetari i PD-së në Gjirokastër Dasho Aliko ka debatuar me policinë në Gjirokastër, pasi efektivët i kanë kërkuar që të largojë njerëzit nga rruga.





