Më 12 korrik opozita do të zhvillojë protestën kombëtare para kryeministrisë. Vendimi u mor në mbledhjen e kryesisë së PD, ndërsa Luçiano Boçi zbuloi për mediat kërkesat që do të shpalosin në protestë.

“Kërkojmë lirimin për liderin e opozitës zotin Sali Berisha.

Shqipëria është i vetmi vend që mban të burgosur kryetrarin e opozitës pa fakte dhe pa akuzë dhe nën urdhra politika.

Përballë kemi një Ramë që përdor skalionet e krimit për të blerë votat, situata kërkon një rotacion politik dhe ne kërkojmë me anë të kësaj protestë krijimin e kushteve për zgjedhjeve të lira dhe të ndershme nëpërmjet një rrugë te vetme, krijimin e një qeverie teknike pa Ramën kryeministër.

Së treti protesta është hapja e siparit të fitoret të PD. Kjo është rruga që do na cojë në fitore dhe rruga e bashkimit me të gjitha forcat opozitare”, tha Boçi.