Një minutë heshtje për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri është mbajtur sot në protestën e opozitës.
Ka qenë ish-ministri Aldo Bumçi ai që ka kërkuar mbajtjen e një minute heshtjeje në nder të viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri.
“Zoti iu dhënë forcë”, tha Bumçi. Bumçi deklaroi në protestën e opozitës se kryeministri Edi Rama zhyti vendin në mjerim dhe detyroi shqiptarët të largohen si sirianët.