Partia Demokratike mban sot protestën kombëtare para kryeministrisë në orën 17:00. Protesta e sotme është cilësuar nga demokratët si një revoltë ndaj qëndrimeve të Edi Ramës lidhur me skandalet e fundit në kabinetin e tij.
Mbi 1300 efektivë policie janë në gatishmëri për të mbarëvajtur protestën e opozitës para kryeministrisë. Gjithashtu në gatishmëri janë edhe autobotet me ujë, me qëllim ndërhyrjen për të shpërndarë protestuesit nëse do të jetë e nevojshme. Po ashtu, një kordon policie do të jetë në perimetrin e kryeministrisë.





